Shqipëria

Grabiti këmbimin valutor në Unazën e Re, Policia vendos shpërblim për kapjen e autorit


Policia e Shtetit ka vendosur një shpërblim për informacione që mund të ndihmojnë në kapjen e autorit të grabitjes së një pike këmbimi valutor në Unazën e Re.

Autoritetet bëjnë me dije se ky vendim ka ardhur në funksion të hetimeve për incidentin e 24 qershorit në kryeqytet.

Për këtë arsye, Policia ka publikuar pamjet filmike të ngjarjes ku shfaqet edhe grabitja e pikës së këmbimit valutor.

“Në funksion të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një shtetas është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor në Unazë të Re, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri ka marrë një shumë parash dhe është larguar me biçikletë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion pamjet filmike të ngjarjes”, njofton Policia.

Për qytetarët që do të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje, autoritetet kanë vendosur një shpërblim prej 5 mijë eurosh.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re.

Një person ende i paidentifikuar mbante një send të dyshuar si armë zjarri dhe është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ku ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore