Futboll

Gosens për Atalanta vs Real Madrid: Plot vetëbesim


Humbja e Atalanta-s në shtëpi me Real Madrid-in (0-1), në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, nuk e ka shkurajuar ekipin nga Bergamo.

Paraprirë udhëtimit të tyre në kryeqytetin e Spanjës për takimin e dytë (Madrid), mbrojtësi i majtë i Atalanta-s Robin Gosens, deklaron për DAZN Italia se ekipi është i mbushur plot me vetëbesim:

“Kemi shumë besim se deficiti i golit nuk përbën ndryshim të madh, ndaj jemi gati dhe plot vetëbesim për ndeshjen në Madrid. Në fakt, kartoni i kuq na e prishi pak vrullin (ai i Remo Freuler-it). Sidoqoftë ne mezi presim të udhëtojmë drejt Madrid-it e t’i tregojmë se edhe ne dimë të luajmë mirë”, përfundoi Gosens.

Sa u përket fjalëve për kartonin e kuq për Freuler-in, pasi shkaktoi faull ndaj Ferland Mendy-t, gjermani (Gosens) i referohet diskutimit mbi vërtetësinë e vendimit të arbitrit.

Madrilenët do të presin bergamaskët në stadiumin “Alfredo Di Stefano” më 16 mars.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore