Lajme

Google po kursen mbi 1 miliard dollarë në vit, me punën nga shtëpia


Me heqjen e kufizimeve Covid-19, akoma më shumë njerëz po rezervojnë udhëtime dhe hotele në internet, çka është shumë e mirë për biznesin e reklamave të Google-it.

Punonjësit e Google-it, megjithatë, po punojnë nga shtëpia dhe nuk po udhëtojnë aq shumë me tarifat e kompanisë, çka gjithashtu është pozitive për biznesin e saj.

Gjatë tremujorit të parë, kryesia e Google Alphabet Inc. kursyen 268 milionë dollarë shpenzime nga promovimet e kompanisë, udhëtimet dhe argëtimet, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, “kryesisht si rezultat i COVID-19”, sipas një regjistrimi të ndërmarrjes.

Në bazë vjetore, kjo do të ishte më shumë se 1 miliard dollarë. Në të vërtetë, Alphabet tha, në raportin e saj vjetor në fillim të këtij viti, se shpenzimet e reklamimit dhe promovimit ranë me 1.4 miliardë dollarë në vitin 2020 pasi kompania zvogëloi shpenzimet, ndaloi ose planifikoi fushata dhe ndryshoi disa ngjarje në formate vetëm digjitale për shkak të pandemisë.

Shpenzimet e udhëtimit dhe argëtimit ranë me 371 milionë dollarë.

Kursimet kompensuan shumë nga kostot, që erdhën me punësimin e mijëra punëtorëve të tjerë. Dhe maturia pandemike e lejoi ndërmarrjen të mbante kostot e saj të marketingut dhe administrative në mënyrë efektive të qetë për tremujorin e parë, pavarësisht rritjes së të ardhurave me 34%.

Google është i njohur për përfitime të tilla, si tavolina masazhesh dhe atraksione të korporatave, të cilat kanë ndikuar në pjesën më të madhe të kulturës së punës në Silicon Valley. Shumica e stafit të Google kanë punuar në distancë dhe pa ato përfitime që nga marsi i vitit 2020.

Sidoqoftë, Google ka në plan të kthehet në zyrë më vonë gjatë vitit. Zyrtari Kryesor Financiar Ruth Porat u tha investitorëve se kompania po planifikon një model “hibrid”, duke larguar stafin më të dendur se më parë. Por ata, gjithashtu, thanë se Google do të vazhdojë të investojë në pasuritë e saj të patundshme në të gjithë globin.

Përshtatur nga Bloomberg për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore