Teknologji

Google ka mundësuar “Nearby share” për të gjithë përdoruesit e Android


Google ka bërë të mundur për të gjithë përdoruesit e Android në mbarë botën të përdorin “Nearby share” për Windows, një mjet i cili ju lejon të transferoni dokumente midis kompjuterit dhe telefonit tuaj pa nevojën e përdorimit të shërbimeve cloud si Google Drive.

Për të përdorur këtë, ju keni nevojë për një sistem operativ Windows 10 ose më të lartë dhe duhet të aktivizoni “Nearby share” në pajisjen tuaj.

Easy File Sharing Between Smartphone And PC: Google Launched Nearby Share Between Android And Windows - Gadget Tendency

Google ka theksuar se të gjitha transferimet janë të enkriptuara nga skaji në skaj dhe përdoruesit kanë mundësinë të zgjedhin se si pajisjet e tyre do të komunikojnë.

Ju nuk mund të përdorni “Nearby share” për Windows në disa vende, përfshirë Korenë e Veriut, Kubën, Sirinë dhe Iranin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore