Shqipëria

Goditet një grup kriminal në Bulqizë/ Kultivonin lëndë narkotike dhe posedonin armë pa leje


Në vijim të goditjes së grupeve kriminale, policia e Bulqizës ka arrestuar në flagrancë pesë persona për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të lëndëve narkotike.

U finalizua operacioni policor i koduar “Golomeran-2021”, u arrestuan shtetasit U.M., 33 vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë, E.B., 24 vjeç, M.B.,29 vjeç, B.S., 28 vjeç, E.S., 28 vjeç – të gjithë banues në Bulqizë.

Të gjithë shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur ‘Golomeran’, në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

Gjatë operacionit shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur 33-vjeçarit një armë zjarri automatik me 28 fishek që i posedonte pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.6 kg cananis në proçes tharjeje.

Ata akuzohen për veprat penale “Prodhim e shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje “ , “Moskallzim Krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë materialet në ngarkim të policisë i kanë kaluar për procedura të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore