Sport

‘Goal 50”, Lionel Messi dhe Alexia Putellas-i janë fituesit e çmimit


Çmimi i përvitshëm i “Goal 50” këtë vit ka shkuar për Lionel Messi-n në kompeticionin e meshkujve dhe Alexia Putellas-in në atë të femrave.

Argjentinasi ka arritur të barazoi rekordin e Cristiano Ronaldo-s me pesë çmime të tilla në karrierë. Ylli i PSG-së e fitoi çmimin me vetëm 24 vota më shumë se portugezi.

Çmimi jepet nga media prestigjoze sportive “Goal”. Këtë vit ishin rreth 14 milionë votues nga mbarë bota.

Ronaldo kryesonte renditjen deri në 24 orët e fundit, kur rezultati u përmbys në favor të Messi-t. Në vendin e tretë u pozicionua, Robert Lewandowski.

Mohamed Salah përfundoi në vendin e katërt dhe renditja u mbyll me Kylian Mbappe-n në vendin e pestë.

Për të përzgjedhur, Putellas-in si fituese, votuan rreth 10 milionë persona, ku avantazhi i saj ishte i dukshëm përballë 49 konkurenteve të tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore