Lajme

Gjyqi i Netanyahu-t do të rifillojë muajin tjetër


Gjykata e Jeruzalemit njoftoi të hënën se gjyqi i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu do të rifillojë më 8 shkurt.

Kryeministri Izraelit pritet të paraqitet në gjykatë për seancën.

Netanyahu është akuzuar për ryshfet dhe mashtrim. Akuzat kanë ardhur pas tre hetimeve të gjata ndaj kryeministrit në 2016 dhe në 2017.

Ai i ka mohuar këto akuza duke i quajtur si të pavërteta si dhe ka akuzuar mediat dhe organet e gjyqësorit për situatën e krijuar.

Për fushatë zgjedhore, Netanyahu po përdor si strategji kryesore vaksinimin e shpejtë të popullsisë.

Gjyqi i Netanyahut do të rifillojë disa javë para se Izraeli të zhvillojë zgjedhjet kombëtare në 23 mars. Këto do të jenë zgjedhjet e katërta kombëtare në dy vite për kryeministrin izraelit.

Izraeli është në bllokimin e tij të tretë kombëtar nga pandemia. Bllokimi filloi javën e kaluar, duke bërë që gjykata të vonojë rinisjen e gjyqit.

Izraeli ka pasur një rritje në numrin e personave të infektuar, pavarësisht se realizoi një nga fushatat më të shpejta të vaksinimit në botë.

Gati 20% e popullsisë kanë marrë dozat e para të vaksinës.

Netanyahu ka deklaruar se Izraeli ka sigurar vaksina të mjaftueshme deri në fund të marsit.

Ai u ka bërë thirrje izraelitëve që të respektojnë kufizimet për parandalimin e pandemisë.

Izraeli ka raportuar rreth 4 mijë persona të vdekur nga pandemia, nga 474 mijë raste personash të prekur që nga fillimi i pandemisë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore