Lajme

Gjyqi i Apple për padinë e BE-së është planifikuar më 14 shkurt


Kompania amerikane e teknologjisë “Apple” do të kërkojë në një seancë dëgjimore të mbyllur të planifikuar për të martën, më 14 shkurt.

Kjo, që të bindë rregullatorët antitrust të Bashkimit Evropian që të mos bllokojnë aksesin e konkurrentëve në teknologjinë e saj të përdorur për kuletat celulare, thanë burime të informuara.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Al Jazeera”.

Seanca, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të rangut të lartë të Komisionit Evropian, zyrtarë kombëtarë të konkurrencës, drejtues dhe ankues të Apple, vjen nëntë muaj pasi Komisioni i Konkurrencës së BE-së akuzoi kompaninë për keqpërdorim të pozitës së saj në treg, raporton Tanjug.

Agjencia Evropiane e Antitrust-it tha se praktikat anti-konkurruese të Apple datojnë që nga viti 2015, kur u themelua Apple Pay.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Apple se ka abuzuar me pozitën e saj dominuese në mënyrën se si operon aplikacionin Apple Pay duke kufizuar konkurrencën duke penguar zhvilluesit e aplikacioneve të portofolit celular të kenë akses në harduerin dhe softuerin e nevojshëm në pajisjet e tyre.

Komisioni pretendon se praktika ka një efekt përjashtues ndaj konkurrentëve dhe çon në më pak risi dhe më pak zgjedhje për konsumatorët e portofolit celular iPhone.

I pyetur nga Reuters për koment, Apple iu referua deklaratës së saj të vitit të kaluar në të cilën tha se Apple Pay ishte vetëm një nga shumë opsionet e disponueshme për konsumatorët evropianë që siguroi qasje të barabartë në teknologjinë e saj të NFC-së.

Kompania mund të përballet me gjoba deri në 10 për qind të qarkullimit të saj global nëse shpallet fajtore për shkelje të antitrustit.

Pagesa me kuletat celulare do të thotë që përdoruesi ka një aplikacion të portofolit celular të instaluar në celularin e tij dhe se ka një kartë që përdoret për të paguar në atë portofol digjital.

NFC është komunikim në fushë të shkurtër dhe përfaqëson një sërë standardesh për telefonat inteligjentë dhe pajisje të tjera celulare që krijojnë një lidhje radio midis tyre.

Apple Pay është një aplikacion që mundëson pagesa celulare dhe një portofol digjital nga Apple.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore