Lajme

Gjykata refuzon ankesën e të fejuarës së Khashoggit për transferimin e çështjes


Jamal Khashoggi

Një apel i bërë nga Hatice Cengiz, e fejuara e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi, për transferimin e gjyqit në Arabinë Saudite, është refuzuar nga gjykata e Ankarasë.

Khashoggi, një banor amerikan dhe kolumnist i ëashington Post, u vra më 2 tetor të vitit 2018, në Konsullatën Saudite në Stamboll. Ai kishte shkuar në konsullatë për një takim për të mbledhur dokumentet e nevojshme për t’u martuar me Cengizin.

Khashoggi nuk doli kurrë nga ndërtesa. Eshtrat e tij ende nuk janë gjetur.

Turqia filloi ndjekjen penale të të pandehurve në mungesë në vitin 2020 pasi Arabia Saudite refuzoi kërkesat për ekstradimin e tyre.

Megjithatë, një gjykatë në Stamboll vendosi të pezullojë gjyqin në mungesë të 26 sauditëve të akuzuar për vrasjen e tmerrshme të Khashoggi dhe që çështja të transferohej në Arabinë Saudite në fillim të këtij muaji.

Hatice Cengiz, e fejuara e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi.

Edhe Ministria e Drejtësisë i dha dritën jeshile kalimit të gjyqit.

Cengiz përmes avokatit të saj ka ngritur një çështje kundër Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar anulimin e vendimit të ministrisë. Gjykata administrative në Ankara më 19 prill hodhi poshtë ankesën e Cengiz.

Vendimi i gjykatës për pezullimin dhe transferimin e gjykimit është në përputhje me ligjet, tha më 15 prill Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore