Gjykata e Posaçme ka mbyllur gjyqin për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Ajo e ka dënuar me dy vite burg dhe ka vendosur që Llallës t’i hiqet për pesë vite e drejta për të ushtruar funksione publike.
Ai u akuzua nga SPAK-u për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.
Ish-prokurori u gjykua për veprën penale të fshehjes sё pasurisё. Ndërkohë, ishte vendosur dhe njё hetim pёr pastrimin e parave.
Adriatik Llalla do të ketë 15 ditë kohë pas publikimit të vendimit për ta ankimuar në Apel, dhe vetëm pas kësaj vendimi bëhet i zbatueshëm.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi për sekuestrimin e pesë pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas një kërkese të Prokurorisë së Posaçme.
Hetimi ndaj Llallës nisi më 15 mars 2018 në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u kalua për kompetencë tek ish-Krimet e Rënda.
Ai thuhet se nuk ka deklaruar një shumë prej 7 mijë e 400 dollarë të shpenzuara në SHBA, një shumë për ndërtimin e një banese, si dhe shpenzime të kryera në Gjermani.
Llalla u dyshua për katër vepra penale, mes të cilave edhe “pastrim i parave” dhe “shpërdorim i detyrës”, por në përfundim të hetimit SPAK vlerësoi se ndaj tij provohej vetëm akuza e “mosdeklarimit të pasurisë”.
Pasi përfundoi mandatin e kryeprokurorit, Llalla dha dorëheqjen nga sistemi dhe nuk iu nënshtrua vetingut. Ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë non grata, duke i ndaluar atij dhe familjes hyrjen në SHBA.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës