Lajme

Gjukanoviç uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut – “Vetëm në familjen evropiane dallimet tona ruhen dhe respektohen”


Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç

Lajm të shkëlqyeshëm për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën e ka quajtur Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, hapjen e negociatave ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Një hap më afër familjes evropiane për Ballkanin Perëndimor”, shkroi Gjukanoviç derisa përgëzoi presidentit shqiptar Ilir Metën dhe presidentin maqedonas Stevo Pendarovski.

“Bashkimi Evropian është shtëpia jonë e sigurte ku të gjitha dallimet dhe veçanësitë tona do të respektohet dhe mbrohen”, ka shkrua Presidenti i Malit të Zi në llogarinë e tij në Twitter.

Mali i Zi ka hapur negociatat me Bashkimin Evropian në vitin 2012, dhe deri më tani ka hapur mëse 27 kapituj në negociata, e cila edhe prin në negociatat për t’u bërë anëtari më i ri në BE.

Serbia gjithashtu në vitin 2014 ka hapur negociatat me Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar që brenda vitit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndonëse janë ende edhe pesë vende të BE-së të cilët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore