Shqipëria

GJK rrëzon vendimin e ministrave për shkarkimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës


Gjykata Kushtetuta (GJK), të shtunen e 5 qershorit, ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për ta shkarkuar nga detyra ish-kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.

Sipas vendimit të GJK-së, është cenuar procesi i rregullt ligjor në aspektet e së drejtës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar, si dhe të standardit të arsyetimit të vendimit”, thuhet ndër të tjera në vendim.

“Gjykata, bazuar në analizën e të gjitha pretendimeve të kërkuesit, vlerëson se kërkesa e tij duhet pranuar në objektin e saj, pasi është cenuar procesi i rregullt ligjor në aspektet e së drejtës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar, si dhe të standardit të arsyetimit të vendimit”, shkruhet në vendim.

Pse u shkarkua Zef Hila?

Prokuroria e Përgjithshme në zbatim të ligjit Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, më 20 prill të 2021-shit, ka përfunduar verifikimin për ish- kryetarin e Bashkisë Vau Dejës dhe njëkohësisht kandidatin për deputet në Partinë Demokratike (PD).

Kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila u shkarkua pas sulmeve të dhunshme të ndodhura në mbrëmjen e 27 qeshorit 2019 në KZAZ nr. 6 në Bushat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore