Shqipëria

Gjirokastër, gjendet në banesë trupi i dekompozuar i një 35-vjeçareje


Ёshtё gjetur e pajetё nё banesёn e saj njё 35-vjeçare në qytetin e Gjirokastrёs.

Policia ka njoftuar se bёhet fjalё pёr shtetasen A. T., e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në vendgjarje shkuan shërbimet e policisë dhe nga kqyrja paraprake e trupit nuk janё konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se shtetasia A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi kishte filluar pjesërisht të dekompozohej.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore