Përballje

Gjermania U21 dhe Mërgim Berisha shpallen kampion të Evropës


Kombëtarja U21 e Gjermanisë në futboll, ka arritur të shpallet kampion i Evropës, duke mposhtur në finale Portugalinë, me rezultat minimal 1:0.

Kontribut në këtë sukses të Gjermanisë, ka dhënë edhe kosovari Mërgim Berisha, i cili luajti në këtë finale për 67 minuta.

Berisha, që është lojtar i klubit austriak, Salzburg, ka qenë titullar i padiskutueshëm në të gjitha takimet të këtij kampionati evropian.

Pjesa e parë e finales, ishte në përgjithësi e barabartë, me pak raste shënimi dhe dyja skuadrat ishin të vendosur mirë, duke mos bërë asnjë gabim.

Rastin më të mirë në pjesë ë parë, e patën gjermanët, por goditja e fortë e Wirtz, u ndal vetëm në transversale dhe skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë.

Katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ishte futbollisti i Manchester City-t, Lukas Nemcha i cili zhbllokoi shifrat, pas një asistimi të shkëlqyer nga Baku.

Pavarësisht përpjekjeve të Portugalisë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund të takimit, me një mbrojtje të fortë nga ana e gjermanëve.

Në fund Gjermania arrin ta ngrejë lartë trofeun për herë të tretë në historinë e tyre.

Rrugës deri në finale, gjermanët kanë mposhtur Holandën ne gjysmëfinale, Danimarkën në çerekfinale, kurse grupet i kaluan me fat, pasi që vetëm falë golaverazhit më të mira, kaluan tutje përballë Rumanisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore