Lajme

Gjermania përsërit mbështetjen e saj të fortë për pranimin e Rumanisë në zonën Shengen


Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka përsëritur qëndrimin e Gjermanisë se vendi i Rumanisë është në zonën Schengen.

Komentet e tij erdhën gjatë vizitës në Bukuresht, ku ai zhvilloi bisedime me homologun e tij rumun Klaus Werner Iohannis. Përveç kësaj, Steinmeier përsëriti mbështetjen e Gjermanisë për pranimin e vendit ballkanik në zonën e udhëtimit pa viza të BE-së, raporton SchengenVisaInfo.com.

“Unë jam gjithashtu i vetëdijshëm për faktin se në Rumani, si më parë, ka një pritshmëri të madhe për statusin e anëtarësimit të plotë në Shengen. Ju e dini gjithashtu mendimin e qeverisë federale – ne kemi qenë të mendimit për një kohë të gjatë se vendi i Rumanisë është në zonën Shengen dhe mund t’ju siguroj se mbështetja jonë për të bindur ata që janw kundër do të vazhdojë”.

Në të njëjtën kohë, presidenti rumun përshëndeti mbështetjen e Gjermanisë në lidhje me pranimin e Rumanisë në Zonën Shengen duke shprehur shpresën se rritja e përpjekjeve për të mbështetur qëllimin evropian për forcimin e sigurisë së brendshme si dhe mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së do të finalizojë pranimin e këtij vendi ballkanik në zonën Shengen.

Në fillim të këtij muaji, Gjermania riafirmoi mbështetjen e saj për pranimin e Rumanisë në Zonën Shengen. Komentet erdhën gjatë takimit të Gymnich të mbajtur në Stokholm midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Rumanisë, Bogdan Aurescu, si dhe Ministres së Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Përveç kësaj, muajin e kaluar, gjatë një vizite në kryeqytetin e Rumanisë, kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi se ai dëshiron që vendi ballkanik të jetë në zonën Shengen këtë vit. Komentet e Scholz-it erdhën gjatë një takimi që ai zhvilloi me Presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis, kryeministrin Nicolae Ciuca, si dhe presidenten moldave, Maia Sandu.

“Gjermania është fort në anën e Rumanisë. Kjo tregon gjithashtu qëllimin që Rumania të marrë përfundimisht anëtarësimin e plotë në Shengen këtë vit”, vuri në dukje Scholz në një deklaratë për shtyp, theksoi ai, sipas raportit të Xihuanet.

Pranimi i Rumanisë në Zonën Shengen u bllokua në dhjetor të vitit të kaluar nga Austria dhe Holanda për shqetësimet e migrantëve të paligjshëm.

Muajin e kaluar, Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, duke justifikuar qëndrimin e tij, paraqiti të dhëna që zbuluan se një numër i madh i trafikantëve të qenieve njerëzore të arrestuar në Austri vitin e kaluar ishin rumunë. Ai theksoi se në mesin e trafikantëve të kapur në vitin 2022, rumunët ishin në vendin e katërt.

Ministri i Brendshëm i Austrisë muajin e kaluar theksoi gjithashtu se qëndrimi i Austrisë në lidhje me anëtarësimin e Rumanisë në Zonën Shengen mbetet i pandryshuar, pavarësisht mbështetjes për finalizimin e këtij procesi të ofruar nga vendet e tjera.

, ka përsëritur qëndrimin e Gjermanisë se vendi i Rumanisë është në zonën Schengen.

Komentet e tij erdhën gjatë vizitës në Bukuresht, ku ai zhvilloi bisedime me homologun e tij rumun Klaus Werner Iohannis. Përveç kësaj, Steinmeier përsëriti mbështetjen e Gjermanisë për pranimin e vendit ballkanik në zonën e udhëtimit pa viza të BE-së, raporton SchengenVisaInfo.com.

“Unë jam gjithashtu i vetëdijshëm për faktin se në Rumani, si më parë, ka një pritshmëri të madhe për statusin e anëtarësimit të plotë në Shengen. Ju e dini gjithashtu mendimin e qeverisë federale – ne kemi qenë të mendimit për një kohë të gjatë se vendi i Rumanisë është në zonën Shengen dhe mund t’ju siguroj se mbështetja jonë për të bindur ata që janw kundwr do të vazhdojë”.

Në të njëjtën kohë, presidenti rumun përshëndeti mbështetjen e Gjermanisë në lidhje me pranimin e Rumanisë në Zonën Shengen duke shprehur shpresën se rritja e përpjekjeve për të mbështetur qëllimin evropian për forcimin e sigurisë së brendshme si dhe mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së do të finalizojë pranimin e këtij vendi ballkanik në zonën Shengen.

Në fillim të këtij muaji, Gjermania riafirmoi mbështetjen e saj për pranimin e Rumanisë në Zonën Shengen. Komentet erdhën gjatë takimit të Gymnich të mbajtur në Stokholm midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Rumanisë, Bogdan Aurescu, si dhe Ministres së Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Përveç kësaj, muajin e kaluar, gjatë një vizite në kryeqytetin e Rumanisë, kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi se ai dëshiron që vendi ballkanik të jetë në zonën Schengen këtë vit. Komentet e Scholz-it erdhën gjatë një takimi që ai zhvilloi me Presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis, kryeministrin Nicolae Ciuca, si dhe presidenten moldave, Maia Sandu.

“Gjermania është fort në anën e Rumanisë. Kjo tregon gjithashtu qëllimin që Rumania të marrë përfundimisht anëtarësimin e plotë në Shengen këtë vit”, vuri në dukje Scholz në një deklaratë për shtyp, theksoi ai, sipas raportit të Xihuanet.

Pranimi i Rumanisë në Zonën Shengen u bllokua në dhjetor të vitit të kaluar nga Austria dhe Holanda për shqetësimet e migrantëve të paligjshëm.

Muajin e kaluar, Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, duke justifikuar qëndrimin e tij, paraqiti të dhëna që zbuluan se një numër i madh i trafikantëve të qenieve njerëzore të arrestuar në Austri vitin e kaluar ishin rumunë. Ai theksoi se në mesin e trafikantëve të kapur në vitin 2022, rumunët ishin në vendin e katërt.

Ministri i Brendshëm i Austrisë muajin e kaluar theksoi gjithashtu se qëndrimi i Austrisë në lidhje me anëtarësimin e Rumanisë në Zonën Shengen mbetet i pandryshuar, pavarësisht mbështetjes për finalizimin e këtij procesi të ofruar nga vendet e tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore