Lajme

Gjermania merr presidencën e G7-ës, Lindner: Rimëkëmbja nga COVID-19 dhe mbrojtja e klimës, në fokus


Kryetari i FDP-së, dhe ministri i Financave, Christian Lindner

Gjermania dëshiron të përdorë presidencën e saj të Grupit të Shtatë (G7) për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia COVID-19 dhe për të forcuar përpjekjet për të përmirësuar mbrojtjen e klimës. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Financave Christian Lindner.

“Gjermania ka marrë presidencën e G7-ës për vitin 2022 – vendet e G7-ës qëndrojnë për lirinë, demokracinë dhe përparimin”, tha Lindner në një postim në median sociale Twitter.

Lindner, kreu i partisë liberale Demokratët e Lirë (FDP), partneri i vogël në koalicionin qeverisës trepalësh të kancelarit Olaf Scholz, tha se ai dëshironte të vendoste çështjet e digjitalizimit dhe neutralitetit të klimës në krye të agjendës së ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore gjatë takimeve të tyre të G7-ës.

Për vitin 2021 presidencën e G7-ës e kishte Mbretëria e Bashkuar. Në qershor kryeministri britanik Boris Johnson së bashku me liderët e e tjerë të grupit vendosën të propozonin nëpërmjet Fondit Monetar Ndërkombëtar shpërndarjen e 100 miliardë dollarësh për vendet që luftuan me krizën e COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore