Lajme

G7, 100 miliardë dollarë për shtetet e goditura nga Covid-19


Liderët e Grupit të Shtatëve, po përpiqen të realizojnë propozimin prej 100 miliardë dollarësh për vendet që luftuan me krizën e Covid-19. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të angazhohet për ri-shpërndarjen e parave.

Reuters ka zbardhur një version pothuajse përfundimtar të komunikatës së G7-ës. Gjermania dhe Italia, vlerëson komunikata, ende nuk e kanë mbështetur përfshirjen e tyre në deklaratën përfundimtare.

Gjatë muajit prill, anëtarët e FMN-së, u dakordësuan për një rritje prej 650 miliardë dollarësh. Vendet e G7-ës po shqyrtojnë për rishpërndarjen e 100 miliardë dollarëve të tjera.

SDR-të janë pasuri rezervë e FMN-së dhe janë të këmbyeshme për dollarë, euro, paund, jen dhe juan kinez ose renminbi.

Shtetet anëtare mund të huazojnë ose dhurojnë rezervat e tyre SDR-të.

Kreu i FMN-së, Kristalina Georgieva, u tha gazetarëve se është diskutuar për një objektiv prej 100 miliardë dollarësh. Sipas saj, priten qartësime të tjera dhe saktësime në vijim, në përmbyllje të procesit.

Marrë dhe Përshtatur nga Reuters për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore