Lajme

Gjermania i ofron 5 mijë helmeta ushtarësh, Klitschko i pafjalë: Presim edhe jastëkët


“Çfarë ndihme do të dërgojë Gjermania pas kësaj? Jastëkët?”.

Është kjo përgjigja që kreu i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i ka dhënë ndihmës së Berlinit për Ukrainën, i cili ka vendosur të ofrojë 5 mijë helmeta ushtarake si ekuipazhe për ushtarët ukrainas.

Nga ky akt, Klitschko ka treguar se ka mbetur i befasuar dhe e ka quajtur një “shaka”.

Vitali Klitschko

Lajmin mbi helmetat, e ka dhënë ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, si një përgjigje e kërkesës së Ukrainës për të pasur ndihma me pajisje ushtarake.

Pala gjermane, nuk ofron municione të mirëfillta, në bazë të politikës së tyre të jashtme. Në të, reflektohet fakti se nëse ndihma ushtarake i dërgohen një vendi, kjo gjë mund të nxisë konflikt.

Christine Lambrecht

Edhe ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, nuk e gjykoi aktin gjerman. Kjo, pasi sipas tij, ka të bëjë me mënyrën se si çdo shtet e mendon situatën e mbrojtjes së një vendi.

Ben Wallace

Por, me dhjetëra mijëra ushtarë rusë në kufi, shqetësimet e Kievit janë shumë më të mëdha se sa “helmetat gjermane”.

“Sjellja e Qeverisë gjermane më ka lënë pa fjalë”, deklaroi Klitschko. “Por, Ministria e Mbrojtjes, qartësisht nuk e ka kuptuar se po përballemi me forca ruse shumë të mirëpajisura”.

Nga ana tjetër, ambasadori i Ukrainës në Berlin, Andriy Melnyk, tha se “gjesti simbolik” ishte i mirërpritur, por i papërshtatshëm me kërkesat që vendi ka momentalisht.

Andriy Melnyk

Në fakt, Berlini zyrtar është kritikuar së fundmi, për shkak se nuk po mban një qëndrim të prerë mbi konfliktin Ukrainë Rusi.

Megjithatë, ata ishin nënshkruar të një letre të hapur me kërkesa nga ana e NATO-s për Kremlinin, mbi zgjidhjen e konfliktit.

Teksa, pala ruse, është e prerë: Plotësoni kushtet, ose do të ketë masa të ashpra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore