Lajme

Gjermania bleu spiunin “Spyware”, pavarësisht njohurive për abuzimet me të drejtat


Forca Federale e Policisë Hetimore gjermane zhvilloi bisedime me firmën izraelite të spiunazhit kibernetik “NSO Group” dhe madje bleu spiunin e saj famëkeq “Pegasus spyware”. Këtë e zbuloi gazeta gjermane “Die Zeit” të hënën, duke cituar burime brenda institucionit lokal të mbrojtjes.

Sipas raportit të Holger Stark, Zyra Federale e Policisë Kriminale – e njohur në Gjermani si “Bundeskriminalamt”, ose BKA – së pari mbajti bisedime me “NSO”-në në 2017-ën. Në atë kohë, në raport thuhej se, një delegacion nga “NSO” udhëtoi për në Ëiesbaden, ku selia e BKA -së operon në aftësitë e “spyware Pegasus”.

Pavarësisht shqetësimeve fillestare ligjore nga BKA-ja në lidhje me “spyware” – i cili lejon operatorët e tij të marrin kontrollin e plotë të çdo “smartphone” të infektuar me “Pegasus” – marrëveshjen e nënshkroi me NSO-në në 2019-ën.

Raporti gjithashtu vë në dukje se vendimi për të blerë programin spiun të prodhuar nga Izraeli u mor pasi BKA-ja dështoi në zhvillimin e “spyware”-it të vet. Nëse instalohet me sukses, “Pegasus” u lejon operatorëve të tij qasje të plotë në të dhënat e telefonit “të infektuar” dhe ata madje mund të përdorin nga distanca mikrofonin dhe kamerën e tij – pa e ditur pronari i telefonit.

BKA-ja është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë dhe zyrtarët ligjorë ishin të shqetësuar se “spyware” nuk mund të përmbushë kërkesat ligjore në Gjermani, gjë që lejon një vëzhgim të tillë vetëm në raste shumë specifike dhe ekstreme.

Sipas një eksperti që foli për “Die Zeit”, asnjë nga çështjet penale të ndjekura nga BKA-ja gjatë kësaj periudhe kohore nuk u përpoq të përdorte provat e mbledhura përmes “Pegasus”.

https://twitter.com/jsrailton/status/1435190045389041664?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1435190045389041664%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.haaretz.com%2Fworld-news%2Feurope%2F.premium-germany-s-fbi-bought-israeli-nso-s-spyware-report-says-1.10189083

Sidoqoftë, sipas burimeve që folën me gazetën gjermane, zyrtarët ishin të bindur se çdo përdorim i “spyware” duhet të bëhet vetëm në rastet kur autorizohet nga ligji gjerman. Sidoqoftë, është e paqartë se çfarë mbikëqyrjeje është bërë në përdorimin aktual dhe në çfarë konteksti është përdorur programi, nëse ka fare.

Raporti, i cili ka të ngjarë të shkaktojë trazirë në Gjermani, shton se ligjvënësit pritet të informohen për këtë më vonë këtë javë.

Lajmi vjen dy muaj pas Projektit Pegasus – një hetim global i udhëhequr nga “Forbidden Stories” dhe “Amnesty International” në një bazë të dhënash të rrjedhur të objektivave të mundshëm të zgjedhur nga klientët e NSO-së.

Hetimi u krye së bashku me një konsorcium të mediave në të gjithë globin, përfshirë “Die Zeit” dhe “Haaretz”, dhe ka ndihmuar në ndezjen e një debati rreth “spyware” dhe keqpërdorimit të tij nga qeveritë.

Në atë kohë, hetimi zbuloi një listë të gjatë të gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut, si dhe udhëheqës botërorë, të zgjedhur për vëzhgim të mundshëm nga klientët e NSO-së në të gjithë botën.

Nga ana tjetër NSO-ja i mohoi raportet dhe i etiketoi ato si një përpjekje e orkestruar për të njollosur kompaninë. Më tej tha se lista në thelbin e hetimit ishte arbitrare dhe nuk kishte lidhje me ta ose klientët e tyre.

Që kur u botua hetimi, kriminalistika digjitale në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar se një pjesë e vogël e atyre numrave të telefonit të zgjedhur si objektiva të mundshëm në të vërtetë i kishin telefonat e tyre të infektuar.

Në kohën e publikimit të Projektit Pegasus, pasi u zbulua se një numër telefoni i lidhur me Presidentin Francez Macron ishte përzgjedhur gjithashtu për shënjestrim të mundshëm (ka shumë të ngjarë nga shërbimi inteligjent maroken), udhëheqës të tjerë evropianë shprehën shqetësimin e tyre në NSO dhe pajisjet e tij kibernetike

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se vendet që s’kanë ndonjë mbikëqyrje gjyqësore se si përdoret softueri i spiunazhit nuk duhet të kenë qasje në të, në mënyrë që “hakerimi” të mos bjerë në duar të gabuara.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore