Auto

Gjermani, shoqata e makinave ul parashikimin e rritjes së shitjeve në vitin 2021


Në Gjermani, shoqata e industrisë automobilistike, të mërkurën e shtatë korrikut ka ulur parashikimin e saj të rritjes për shitjet e makinave në vitin 2021 në ekonominë më të madhe të Evropës nga tre për qind në tetë për qind.

Kjo duke përmendur edhe pengesat e prodhimit të paraqitura nga mungesat e gjysmëpërçuesve.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se Shoqata e Prodhuesve Gjermanë të Automjeteve (VDA) tanimë pret që shitjet e makinave në Gjermani të jenë në 3.15 milionë njësi këtë vit.

VDA-ja, duke paraqitur shifrat në konferencën e saj verore të shtypit, paralajmëroi kundër një ndalimi de facto të mundshëm të Bashkimit Evropian të motorëve me djegie nga viti 2035 dhe bëri thirrje për më shumë investime në stacionet e karikimit për makinat elektrike.

Sipas shoqatës, ndalimi i motorëve me djegie të brendshme do të dëmtonte vendet e punës, inovacionin dhe lirinë e konsumatorëve.

“Njerëzit nuk duan ndalime, ata duan oferta inovative dhe tërheqëse, në rrjet”, ka thënë VDA-ja në një deklaratë.

Gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka njoftuar të martën e gjashtë korrikut se Komisioni Evropian ishte duke hartuar një ligj që do të propozohej javën e ardhshme, për të zvogëluar emetimet e karbonit në zero deri në vitin 2035 “sa më shpejt”.

Në Gjermani prodhuesit e makinave kanë përshpejtuar një zhvendosje të automjeteve elektrike, por zgjerimi i infrastrukturës së karikimit ka qenë një pengesë për miratimin masiv të automjeteve me bateri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore