Lajme

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren, Policia nis hetimet


Ilustrim

Një person i moshës 53-vjeçare është gjetur i vdekur në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se policia dhe ekipi mjekësore i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se personi ka ndërruar jetë.

Ai ka theksuar se trupi i personit pa shenja jete është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar hetim i vdekjes”, ka thënë Gashi.

Deri më tani nuk dihen detaje shtesë për këtë rast.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore