Lajme

Gjendet i vdekur një person në Istog


Policia e Kosovës.

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobrushë të Istogut, të mërkurën e 29 qershorit.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:40 është njoftuar policia se është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobrushë të Istogut. Ai është gjetur nga një fqinj i tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Viktima është i moshës rreth 42-vjeçare dhe i takon komunitetit boshnjak”, deklaroi ai.

Ai bëri të ditur se rasti është hapur si  “Vdekje e dyshimtë”.

Policia e Kosovës.

Ndërsa ka shtuar se në konsultim me prokurorin do të vendoset nëse trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për obduksion.

“Po zhvillohen hetimet për të sqaruar rrethanat lidhur me rastin”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore