Lajme

Gjendet “i grabituri” Marcus Aurelius në një muze të SHBA-ve


Autoritetet amerikane kanë sekuestruar një statujë pa kokë të dyshuar të grabitur, që besohet se përshkruan perandorin romak Marcus Aurelius, nga një muze në Cleveland, Ohio.

Kështu bën të ditur multimediali britanik “BBC”.

Vepra prej bronzi u mor në fillim të këtij muaji nga hetuesit njujorkezë, të cilët po hetojnë pretendimet se ai ishte grabitur në vitet 1960 nga Bubon, Turqia jugore.

Statuja 1.9 metra është rreth 1 mijë e 800 vjeçare dhe vlerësohet rreth 20 milionë dollarë, thonë zyrtarët.

Autoritetet nuk kanë thënë ende se si skulptura mbërriti në Ohio.

Ajo kishte qenë prej kohësh një objekt i Muzeut të Artit të Cleveland-it.

Sipas gazetës “Cleveland Plain Dealer”, faqja e internetit e muzeut deri vonë e kishte përshkruar statujën si “Perandori si filozof, ndoshta Marcus Aurelius (mbretëroi 161-180 pas Krishtit)”.

Por disa javë më parë uebsajti ndryshoi duke thënë se është një “Figurë e mbështjellë mashkulli, rreth 150 pes-200 es” me origjinë greke ose romake.

Muzeu nuk e ka mohuar pretendimin e grabitjes, duke thënë në një deklaratë të enjten se institucioni “i merr shumë seriozisht çështjet e origjinës dhe i shqyrton pretendimet për objektet në koleksion me kujdes dhe përgjegjësi”.

Turqia e bëri kërkesën e saj për herë të parë për statujën e Marcus Aurelius në vitin 2012, kur publikoi një listë me gati dy duzina objektesh që tha se ishin grabitur nga Bubon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore