Shqipëria

Gjendet e mitura që kishte humbur gjurmët në Durrës, arrestohet 24-vjeçari


Policia e Shtetit ka gjetur 17-vjeçaren e humbur që prej një muaji nё qytetin e Durёsit.

Sipas njoftimit tё saj, adoleshentja u gjet nё njё banesё tё marrё me qira nga njё 24-vjeçar, nё zonёn e plazhit.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë zbuluan edhe 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, e cila dyshohej se shitej nga 24-vjeçari me inicialet Sh.F.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas mund tё ketё qenё nё njё lidhje me 17-vjeçaren.

Pas këtyre zbulimeve, policia njoftoi se arrestoi 24-vjeçarin, ndërkohë priten dhe hetimet e plota të Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore