Lajme

GJEDNJ: Marrja e të dhënave nga gazetarët është shkelje e të drejtave të njeriut


Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka urdhëruar qeverinë ukrainase të mos përdorë të dhëna nga telefoni celular e reporteres, Natalia Sedletska.

Më 27 gusht, gjykata e rrethit Pechersk në Kiev, miratoi një kërkesë nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të lejuar hetuesit të shqyrtojnë të gjitha të dhënat nga telefoni i Sedletska-s  nga data 1 korrik 2016 deri më 30 nëntor 2017.

Zëdhënësja e Radios Evropa e Lirë / Radio Liria, Joanna Levison, tha më parë këtë muaj se vendimi i gjykatës është “në kundërshtim me angazhimet e vetë Ukrainës për të promovuar dhe mbrojtur lirinë e shtypit”.

Sedletska është drejtuesja “Schemes”, një program televiziv antikorrupsion, i cili heton zyrtarë të lartë të Ukrainës, përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm Yuriy Lutsenko. Pikërisht, ky ka qenë edhe shkaku pse gazetares i janë kërkuar të dhënat e shtatë muajve.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vëzhguesit e mediave ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim lidhur me vendimin e gjykatës ukrainase.

Ambasada Amerikane në Ukrainë postoi në Twitter se mund të ketë “një efekt tronditës mbi lirinë e shtypit dhe përpjekjet anti-korrupsion në Ukrainë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore