Lajme

Gjashtë linja ajrore në Rusi fluturojnë ende jashtë vendit


Gjashtë linja ajrore ruse vazhdojnë të kryejnë fluturime ndërkombëtare.

Kjo, pavarësisht sanksioneve të të gjithë botës kundër agresionit rus në Ukrainë.

Për këtë shkruan Qendra për Strategjitë e Transportit (TsTS).

“Pavarësisht kufizimeve të vendosura nga një numër vendesh të huaja në përdorimin e hapësirës së tyre ajrore, linjat ajrore ruse vazhdojnë transportin ajror ndërkombëtar. Gjashtë linja ajrore ruse kryejnë fluturime në Azerbajxhan, Armeni, Bjellorusi, Kirgistan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Taxhikistan, Turqi dhe Uzbekistan me një frekuencë totale prej rreth 250 fluturimesh në javë”, thuhet në mesazhin e qendrës.

Sipas saj, 29 linja ajrore të huaja nga 20 vende kryejnë fluturime drejt Rusisë.

Midis tyre janë Algjeria, Armenia, Bahreini, Bjellorusia, Venezuela, Izraeli, India, Iraku, Katari, Kirgistani, Maroku, Mongolia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Serbia, Siria, Taxhikistani, Turkmenistani, Turqia dhe Uzbekistani.

Më 15 mars, Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) pezulloi certifikatat e vlefshmërisë ajrore për të gjitha linjat ajrore ruse për shkak të sanksioneve kundër Rusisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore