Sport

Giroud kompleton transferimin te Milan


Olivier Giroud ka kompletuar transferimin te Milan pas tre viteve në “Stamford Bidge” me Chelsea-n.

Ai do t’i bashkohet Milan-it për një shifë ende të papërcaktuar.

34-vjeçari e falënderoi Chelsea-n për “kujtimet speciale”, duke thënë që ai “po fillon një rrugëtim të ri me zemër të hapur dhe të lumtur”.

Ai shkruajti:

“Fitoret tona në FA Cup, Europa League dhe Champions League kanë qenë të jashtëzakonshme”.

“Për të gjithë blutë, për shokët e skuadrës, për trajnerët e mi dhe të gjithë klubin, një falendërim i madh shkon për të gjitha këto momente speciale”.

Ai shënoi 11 gola në 31 paraqitje me kampionët e Europës, por kishte vetëm tetë paraqitje nga fillimi në Premier League.

Në total, ai kishte 39 gola në 119 paraqitja me blutë.

Giroud largohet nga Londra pas nëntë vitesh, ku gjashtë i kaloi me Arsenal-in e tre me Chelsea-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore