Sport

Giroud afër Milan-it


Milan janë në ‘pole-position’ për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez, Olivier Giroud.

Do të jetë transferim me parametra zero me kontratën e Giroud që skadon këtë verë.

Le10sport, tabloid i madh francez, konfirmon që Giroud mund të largohet nga Londra pas nëntë vitesh eksperiencë te Arsenal dhe Chelsea.

Kjo vjen si rezultat i futbollistit që kërkon më shumë minuta, të cilat te Chelsea nuk po i gjen.

Çuditërisht, emrat e skuadrave të interesuara për të, nuk janë të mëdha, përveç Milan-it.

Lens dhe Fenerbahçe janë skuadrat e interesuara për të, por Milan janë në ‘pole-positon’.

Milan ka përcjellur situatën e Giroud për disa muaj.

Së fundmi, drejtuesit e kuqezinjve kanë pasur edhe bisedime me agjentët e lojtarit, dhe shenjat kanë qenë pozitive.

Deri tani, Giroud ka pritur për të parë se si përfundon sezoni për Milan.

Kualifikimi i tyre në Champions League e ka bërë këtë lëvizje edhe më të lehtë.

Giroud do t’i bashkohet Milan-it me kontratë 2-vjeçari, me nënshkrimin që pritet të bëhet zyrtar shumë shpejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore