Lajme

Ghani ndodhet në Oman, së shpejti niset drejt SHBA-ve


Ish-presidenti afgan, Ashraf Ghani, raportohet se nuk ndodhet në Tajikistan, por ka shkuar në Oman dhe së shpejti do të udhëtojë drejt SHBA-ve.

Sipas disa raportimeve – ende jozyrtare – Tajikistan-i nuk ka pranuar uljen e avionit të Ghani-t në territorin e tyre.

Gjasat që ai të shkojë drejt Amerikës janë të larta sipas mediave.

Ndërkohë, sipas burimeve të tjera nga agjenci të ndryshme lajmesh, ish-presidenti afgan Hamid Karzai, po zhvillon negociata me talebanët për një qeveri gjithëpërfshirëse.

U largova që të mos ketë gjakderdhje

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, ka reaguar për herë të parë pas largimit të tij nga Kabuli.

Sipas tij largimi erdhi “për të shpëtuar kryeqytetin dhe qytetarët e tij nga gjakderdhja”.

“Kam hasur në një zgjedhje të vështirë, duhet të qëndroja përballë talebanëve të armatosur që donin të hynin në pallat ose të largohesha nga vendi i dashur që i kushtova jetën time … 20 vitet e fundit”, ka shkruar ai në median sociale Facebook.

Kryeministri afgan ka theksuar se talebanët po përballen me një provë të re historike, ku ose do të mbrojnë emrin dhe nderin e Afganistanit ose do t’i japin përparësi vendeve dhe rrjeteve të tjera.

Luftëtarët talebanë kanë hyrë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, pasi presidenti Ghani, u largua nga vendi.

Militantët janë në prag të marrjes së kontrollit të plotë, pasi pushtuan me shpejtësi territorin.

Kjo pasi forcat e drejtuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u tërhoqën pas 20 vitesh operacionesh.

Sipas burimeve të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve “BBC” talebanët kanë marrë pallatin presidencial.

Mijëra afganë kanë kërkuar strehim në Kabul javët e fundit.

Një zëdhënës i talebanëve tha për BBC-në se nuk do të kishte “hakmarrje” për afganët.

Vendet perëndimore janë përpjekur të evakuojnë qytetarët e tyre.

SHBA-të dërguan një helikopter ushtarakë për të transportuar stafin nga kompleksi i ambasadës së tij të fortifikuar në aeroport.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore