Lajme

Gërvalla takon kryediplomatin letonez, diskutojnë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE   


Donika Gërvalla dhe Krisjanis Karins

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila po qëndron në Strasburg të Francës, këtë të mërkurë, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Letonisë, Krisjanis Karnis.

Përmes një postimi në platformën sociale, X, Gërvalla ka bërë të ditur se me kryediplomatin letonez ka diskutuar për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe çështjet thelbësore të sigurisë në rajon.

Gërvalla ka bërë të ditur se gjatë takimit ka kërkuar një veprim kolektiv ndaj agresionit të Serbisë kundër Kosovës, duke përfshirë sanksionet e Bashkimit Evropian.

Takimin në fjalë e ka njoftuar edhe kryediplomati letonez.

“Takimi kuptimplotë me ministren e Jashtëm të Kosovës, Donika Gërvalla”, shkroi Karins në platformën sociale, X.

Temat kryesore të diskutimit me Gërvallën, sipas Karins, ishin situata e sigurisë rajonale dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Letonia mbështet aplikimin e Kosovës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore