Sport

Gerrard do mungojë në dy ndeshje pasi rezultoi pozitiv me COVID-19


Trajneri i Aston Villa-s, Steven Gerrard, do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme në Premier League, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Gerrard do të humbasë ndeshjen përballë Chelsea-t dhe udhëtimin e së martës në Leeds.

Është hera e dytë këtë sezon që Gerrard nuk do jetë prezent shkaku i COVID -19.

41-vjeçari u detyrua të izolohej në fillim të këtij viti gjatë kohës së tij si trajner i Rangers, duke humbur ndeshjet kundër Alashkert dhe Celtic.

Villa u detyrua të shtyjë ndeshjen e tyre kundër Burnley të shtunën e kaluar për shkak të një shpërthimi të virusit në klub.

Tri ndeshje në Premier League tashmë janë anuluar të dielën, me ndeshjen në shtëpi të Liverpool-it kundër Leeds, udhëtimin e Watford-it te Wolves dhe ndeshjen e Burnley-t kundër Everton-it, që u përballën me virusin.

Ndeshja kundër Chelsea-t është një nga gjashtë ndeshjet e Premier League që janë planifikuar ende për të vazhduar.

Gerrard kaloi tre vjet si menaxher i Rangers përpara se të transferohej në Aston Villa më 11 nëntor për të pasuar Dean Smith i cili u shkarkua pas një serie prej pesë humbjesh.

Që atëherë Villa ka fituar katër nga gjashtë ndeshjet e saj në Premier League, me dy humbjet që vijnë kundër Manchester City dhe ish-klubit të tij Liverpool.

Një deklaratë nga klubi tha: “Aston Villa mund të konfirmojë se trajneri Steven Gerrard nuk do të jetë në gjendje të ndjekë dy ndeshjet tona të ardhshme në Premier League me Chelsea-n dhe Leeds United pasi ai do të izolohet për shkak të COVID-19”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore