Sport

Genoa dhe Hellas Verona barazojnë. Mattia Destro shënon me shishe ujë në dorë


Genoa dhe Hellas Verona kanë barazuar në shifrat 3-3 në ndeshjen e fundit të së shtunës në Serie A.

Dy skuadrat ndanë nga një pikë në ndeshjen e javës së gjashtë dhe aktualisht kanë nga pesë pikë në renditje.

Verona kaloi në avantazh e para me dy gola. Fillimisht ishte Giovanni Simeone dhe më pas Antonin Barak-u.

Por, Genoa u rikthye në lojë me tre gola të shpejtë brenda 10 minutave, duke përmbysur gjithçka. Domenica Criscito shënoi i pari, duke ngushtuar diferencat dhe me pas erdhën dy gola nga Mattia Destro.

E veçanta dhe e çuditshmja në këtë ndeshje ishte se një nga golat e Destro-s u shënuan teksa sulmuesi mbante në dorë një shishe ujë. Me sa duket shishja ishte fatsjellëse për ish-sulmuesin e Milan-it.

Në sekondat e fundit të takimit, Nikola Kalinic, shënoi për miqtë duke vulosur shifrat përfundimtare të takimit në 3-3.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore