Lajme

Gazeta greke: Greqia po thellon raportet me Kosovën


Ministri i MPJ-së në Greqi, Nikos Dendias

“Drejt thellimit të raporteve në mes të Greqisë e Kosovës”, është titulli i një teksti në të përditshmen greke Kathimerini, ku shkruhet për vizitën e ministrit të jashtëm grek në Kosovë, Nikos Dendias.

“Ministri është takuar me të gjithë liderët institucionalë në Kosovë, si pjesë e planit të Athinës për të qenë më prezentë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet pos tjerash në shkrim.

Për këtë arsye Dendias e kishte marrë me vete në vizitë edhe Zëvendësministrin për Zhvillim Ekonomik, Costas Frangogiannis.

“Kjo tregon edhe interesin e Athinës për zgjerimin e raporteve dhe bashkëpunimin ekonomik, sidomos në energji”.

Në këtë funksion të zgjerimit të raporteve, kanë ardhur edhe deklaratat e fundit për mbështetje të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, nga Greqia.

Edhe në një përgjigje me shkrim për Albanain Post, zyra e ministrit të jashtë kishte thënë se Greqia vazhdon të mos e njoh Kosovën, por ka qenë dhe vazhdon të mbetet një përkrahëse e paepur e dialogut dhe gjetjes së një zgjidhje finale mes Kosovës e Serbisë.

Gazeta Kathimerini është një nga më të lexuarat në Greqi dhe është media që konsiderohet e afërt me pushtetin dhe me burime brenda qeverisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore