Lajme

Gati 2000 civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit


Rreth 1 mijë e 932 civilë janë vrarë në Ukrainë që prej pushtimit rus më 24 shkurt. Këtë e ka bërë të ditur  Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

OKB-ja paralajmëroi se “shifrat aktuale janë dukshëm më të larta”.

Meqenëse “marrja e informacionit nga disa lokacione ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit”.

Ndërsa të paktën 2 mijë e 589 civilë janë lënduar që nga fillimi i pushtimit.

“Përshkallëzimi dhe armiqësitë e qëndrueshme në rajonet lindore dhe jugore të Ukrainës vazhdojnë të nxisin nevojat në rritje humanitare”, tha OKB të enjten.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore