Lajme

Gashi: Kurti i ka bërë kundërshtar njerëzit që kanë marrë vendim për ta bombarduar Serbinë


Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka arritur që t’i bëj kundërshtar njerëzit që kanë marrë vendim për ta bombarduar Serbinë.

“Hill, O’Brien e plotë të tjerë janë të njëjtit njerëz që para 25 viteve janë marrë me Kosovën. Kurti ka arritur t’i bëj kundërshtar të Kosovës këta njerëz të cilët kanë marrë vendimin për ta bombarduar Serbinë, për ta çliruar Kosovën”, tha Gashi gjatë një interviste në Klan Kosova.

Gashi theksoi se momentalisht “nuk kush t’i dalë zot Kosovës” dhe sipas tij është përgjegjësi e Qeverisë që t’i rregullojë raportet me aleatët.

“Raportet e Qeverisë me ShBA-në janë të rrezikuara sikur në vitin 2020. Ne nuk mundemi asgjë të bëjmë për këtë edhe pse Kosova është e rrezikuar dhe nuk ka kush t’i dalë zot. Është përgjegjësi e bartësve të institucioneve”, potencoi ai.

Gashi foli edhe në lidhje me inicimin e një mocioni mosbesimi kundër qeverisë aktuale, derisa theksoi se nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë.

“Ne e dimë sa vota i kemi, ne mezi i bëjmë 41 vota, total opozita i ka 41 vota. Një tentim i dështuar i mocionit të mosbesimit, e pamundëson një tentim tjetër”, potencoi ai.

O’Brien, Hovenier e Escobar njëzëri: Çështja dinarit ka cenuar raportet, Kurti s’po na trajton si partner

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore