Tokyo 2020

Gardiner fiton finalen e 400 metrave për meshkuj


Steven Gardiner nga Bahamas ka arritur të triumfojë në garën e 400 metrave për meshkuj në Tokio 2020.

Atleti bahamas e mbylli garën në kohën 43.85 sekonda, duke lënë pas Anthony Jose Zambrano të Kolumbisë dhe Kirani James të Grenadës.

Zambrano e përfundoi garën në kohën 44.08 sekonda dhe James në kohën 44.19 sekonda.

Medalje ari për Gardiner, argjendi për Zambrano dhe bronzi për James.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore