Lajme

Galeria Uffizi padit Jean Paul Gaultier për përdorimin e imazheve të Botticelli-t


Në Itali, galeria Uffizi po padit shtëpinë franceze të modës Jean Paul Gaultier për dëmshpërblim që mund të kalojë 100 mijë euro.

E gjitha vjen pas përdorimit të dyshuar të paautorizuar nga kompania të imazheve të kryeveprës së Rilindjes së Botticelli-t, “Lindja e Venusit”, për të zbukuruar një sërë veshjesh.

Në fillim të këtij viti, Uffizi u njoh për veshjet që reklamoheshin nga Jean Paul Gaultier në faqen e internetit dhe në mediat e veta sociale.

Sipas ligjit italian, çdo përdorim i artit publik të vendit për të shitur mallra kërkon leje dhe pagesën e një tarife.

Eike Schmidt, drejtoresha e Uffizi-t, ka kërkuar nga shtëpia e modës heqjen e artikujve të veshjeve nga tregu. Në të kundërt, duhet të paguante një tarifë.

Por kjo kërkesë e saj u injorua.

“Dizajnerët e modës përdorin rregullisht imazhet tona dhe shumica janë të njohur me ligjin italian”, ka thënë ajo.

Sakaq, tarifat mund të variojnë midis disa mijëra ose dhjetëra mijëra eurove, në varësi edhe të numrit të veshjeve në të cilat shfaqet imazhi.

Uffizi përdor software special për të monitoruar nëse veprat e tij të artit po përdoren për të shitur produkte në internet dhe shpesh mbahet i informuar nga ndjekësit me sy të mprehtë në mediat sociale.

Vetë Uffizi përdor veprat e tij të artit për të shitur mallra në dyqan, duke përfshirë një maskë gjumi të zbukuruar me sytë e Venusit dhe një çantë me imazhin e Meduzës së Caravaggio-s.

“Gjithçka që shitet në dyqanin Uffizi është sigurisht e autorizuar dhe për çdo artikull të shitur marrim një përqindje të caktuar”, ka sqaruar Schmidt.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore