Sport

Futbollisti i rëndësishëm i Milan-it humb sezonin


Një lajm i keq ka ardhur për Milan-in në një fazë shumë të rëndësishme të sezonit.

Bëhet fjalë për Ismael Bennacer, i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit që kuqezinjtë humbën përballë Inter-it në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Lajmin e ka bërë të ditur “Sky Sport Italia”, sipas të cilëve Bennacer do të operohet në gju dhe koha e rikuperimit të tij do të jetë së paku tre muaj.

Bennacer ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të Milan-it në dy sezonet e fundit.

Ai ka qenë gati futbollisti më së shumti i përdorur nga trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli.

Kujtojmë që mesfushori algjerian numëron 40 paraqitje në të gjitha garat në këtë sezon, prej të cilave ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore