Lajme

Fustani i Princeshë Dianës, do shfaqet në një ekspozitë


Princeshë Diana vazhdon të kujtohet, edhe pas shumë vitesh nga vdekja e saj.

Sipas mediave të huaja, fustani që ajo mbante veshur në dasmën e saj, do të shfaqet në pallatin Kensington. Fustani që veshi ajo, me Princin Charls, është një ndër sekretet e ruajtura më mirë në fushën e modës.

Stilistët, që e stiluan, e përfunduan atë brenda natës. Ai ishte 7.6 metra i gjatë, i punuar me dantella, perla, dhe mijëra temina, duke bërë kështu që të ishte një ndër fustanet më të gjata në histori.

Veshja që Diana, Princesha e Uellsit, veshi në ditën e dasmës së saj 40 vjet më parë do të shfaqet në shtëpinë e saj, në pallatin Kensington.

Djemtë e saj Princi William dhe Princi Harry i ofruan fustanin ekspozitës, e cila filloi një muaj para se Diana të mbushte 60 vjeç.

Fustani ishte dizenjuar nga David dhe Elizabeth Emanuel.

Fustani ka disa elementë shumë të veçantë. Organizatorët e ekspozitës thanë se veshja është “tani ndër më të famshmet në historinë e nuseve”.

Ai u cilësua si një ndër fustanet më trendi në fillim të viteve ’80-të, me mëngë të fryra dhe copë tepër të rehatshme.

Ekspozita gjithashtu përmban, një version tradicional të veshjeve, që nga fustani i veshur nga Mbretëresha Elizabeth  1937.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore