Zgjedhjet në Shqipëri

Fushë-Arrëz/ Plagoset me thikë një polic në mbyllje të votimit


Gjatë mbylljes së procesit të votimit rreth orës 19:00, në Fushë-Arrëz, në Qendrën e Votimit 0399, është plagosur me mjet prerës punonjësi i Policisë së Shtetit, O.G.

Sipas raportimeve, ai po dërgohet drejt Spitalit të Pukës për mjekim.

Autori i dyshuar është shtetasi, M. LL., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë.

Autoritetet po punojnë për kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Sipas raportimeve të Albanian Post nga qyteti i Pukës, gjendja e policit të plagosur është e rëndë. Mendohet se ai do të transportohet drejt spitalit të Shkodrës për të marrë trajtim më të specializuar.

Për momentin, mjekët po i japin mjekimin e parë për plagët e marra. Një transferim i pritshëm ndërkaq është ende në pritje.

Një dëshmitar i rastit, ka rrëfyer për Albanian Post se plagosja ka pasur sfond politik. Sipas tij, autori i ka kërkuar personit të plagosur të votojë Partinë Demokratike.

Ndërkaq, i pagosuri, është punonjës policie në Kryezi dhe i ka kërkuar një qytetari të votojë Partinë Socialiste.

Pikërisht në këtë çast, ka nisur edhe përplasja mes tyre.

Në ndihmë të policëve në Pukë, kanë ardhur edhe efektivë nga Shkodra.

Nga raportimet e fundit, polici është plagosur në shpinë. Ai është nisur drejt Shkodrës për mjekim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore