Përballje

Fulham befason me fitore ndaj Liverpoolit (Video)


Kampioni në fuqi i premierligës po kalon një formë të tmerrshme ndeshjeve të fundit.

Liverpool humbën kundër ekipit të Fullham të cilët ndodhen në pozitën e 18-të.

Mungesa e qendërmbrojtësve po i kushton shumë Liverpool-it, të cilët nuk po arrijnë as të futën në garën për “Top 4”.

Jurgen Klopp këtë herë e nisi edhe sulmin pa Roberto Firminon e Sadio Manen të cilët janë dy nga lojtarët më të rëndësishëm për Liverpoolin.

Ndeshja ishte e barabartë, nuk kishte dominim total nga njëra nga ekipet. Fullham kishte ndeshjen më të mirë të sezonit ku nuk i lejuan “The Reds” ti dominojnë.

Në minutën e 45-të, pak para se të mbaronte pjesa e parë, Mario Lemina arriti të rrëmbejë topin nga Mohamed Salah dhe të shenojë për ti dhënë epërsine Fulhamit.

Pjesa e dytë ishte më e dominuar nga Liverpool, por kjo nuk dukej që kishte rëndësi për Fulham pasi ata fituan ndeshjen.

Në minutën e 70-të Sadio Mane, i cili u fut në pjesën e dytë goditi shtyllën duke lënë të shtangur Areolën, por ajo nuk ishte e mjaftueshme për ta barazuar rezultatin.

Në minutat e fundit Liverpool rrezikuan portën disa herë, por kjo sishte e mjaftueshme për ti shënuar gol mysafirëve.

Liverpool ndodhen në vendin e shtatë me 43 pikë, ndërsa Fullham në vendin e 18 me 26 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore