Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), përmes një reagimi publik ka shprehur shqetësimin lidhur me shtesat e përfituara nga mjekët specialist të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor.
Në reagimin thuhet në këto shtesa nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e sistemit shëndetësor.
“Pas njoftimit të marr nga anëtarësia e saj mbi shtesën e përfituar nga mjekët specialist të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor dhe pas analizës së bërë të nenit 4 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4,nenit 30 të Ligjit nr.08/L-196 për pagat në sektorin publik si dhe Rregullores nr.03/2023 për shtesën e nëpunësve të sistemit shëndetësor, shpreh shqetësimin e saj duke qenë se kriteret për marrjen e kësaj shtese bien ndesh me qëllimin e saj”.
“Sepse në këtë rregullore po edhe në Ligj qartazi theksohet se përfitues të kësaj shtese janë gjithë nëpunësit e sistemit shëndetësor që kanë zgjedhur të punojnë në sektorin publik”, thuhet në reagim.
Të njëjtit janë shprehur të indinjuar thellë me veprimet të cilat janë ndërmarr gjatë hartimit të listës së përfituesve.
“Duke e parë dhe ditur punën dhe profesionalizimin e të gjitha këtyre kategorive të anashkaluar e me theks të veçantë të infermierëve, përfitimi i kësaj shtese do të ndikonte sado pak në plotësimin e hendekut të krijuar në raport me pagat aktuale”.
Sipas tyre, një veprim i tillë është bërë qëllimshëm.
“Andaj, FSSHK e konsideron si të qëllimshëm gjithë këtë proces dhe e siguron të gjithë anëtarësinë e saj se këtë çështje e cila për ne është diskriminuese, do ta atakojë në të gjitha instancat e lejuara me legjislacionin në fuqi”.
Tutje ata thonë “jemi të indinjuar thellë me veprimet të cilat janë ndërmarr gjatë hartimit të listës së përfituesve në të cilën nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e tjera të nëpunësve të sistemit shëndetësor duke filluar nga infermierët, mjekët në specializim dhe mjekët e përgjithshëm”.
Për një kohë të gjatë pagat e stafit shëndetësor ishin deponuar pa shtesa.
Të njëjtit në muajin maj kishin shprehur pakënaqësi pas daljes së listave të pagave për muajin prill.
Duke paralajmëruar se do ndërmarrin veprime gjatë muajve në vijim.
Ndërsa në Kosovë, në vazhdimësi shënohet numri i madh i largimit të mjekëve për shkak të pakënaqësive që kanë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kurti në Kongresin e socialistëve evropianë: Qëndrojmë në mbrojtje të demokracisë përballë autokratëve
-
Universitetet izraelite nuk mund t’u mësojnë hebrenjve amerikanë as gjënë themelore për të drejtat dhe lirinë e njeriut
Lajmet kryesore
-
Tre monumente të Skënderbeut në Kalabri, Begaj: Simbol për të gjithë shqiptarët
-
“Java e Evropës”, Gonzato: Ta shoqërojmë Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE-së
-
Lind manifesti i PSE “Kurrë me ECR dhe ID. Përparimi i ekstremit të djathtë është një kërcënim për BE”
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë ku bënë pjesë Vulin, po s’janë të gatshëm t’ia heqin masat Kosovës