Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke u trajnuar se si të reagojnë në fushëbetejë.
“Një ndër objektivat e Forcës së Sigurisë së Kosovës është shkollimi dhe trajnimi i pjesëtarëve të saj, me qëllim të mbajtjes së nivelit të gatishmërisë si dhe avancimit dhe ngritjes profesionale në të gjitha fushat”, ka njoftuar FSK-ja në llogarinë zyrtare në Facebook.
“Në vazhdën e trajnimeve këtë herë ekipi i instruktorëve amerikanë mundësoi realizimin e trajnimit “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë” ku pjesëmarrës ishin një toge e Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë”.
Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përveç që përfituan në aspektin e njohurive dhe eksperiencave të reja sa i përket reaguesve të parë në fushëbetejë, ata përfituan edhe eksperienca sa i përket ndërveprueshmërisë me partneret.
Në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog u organizua ceremonia e certifikimit për të gjithë pjesëtarët që arritën ta përfundojnë me sukses trajnimin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Po bëjmë negociata me Filipinet për të marrë krahë pune
-
“Asnjëherë s’më ka lënë në baltë – është i pa korruptuar”, Gërvalla me fjalë të mëdha për Kurtin
-
Kandidatja e partisë së Macron thotë se është mashtruar duke bërë një foto grupi ‘neo-naziste’
-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë