Shqipëria

Fshehu trupin e shokut të tij në bunker, arrestohet 29-vjeçari


Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi ky i fundit fshehu në një bunker trupin e shokut që kishte ndërruar jetë, duke penguar kështu edhe zbulimin e të vërtetës.

Viktima I.M., 36-vjeç, u gjet ditën e mërkurë nga Policia, në një bunker. Trupi nuk rezultoi të kishte shenja dhune.

I arrestuari, shtetasi M.I., ishte në një lidhje shoqërore me viktimën.

Në bazë të informacioneve, këta dy shtetas, më datë 17 prill, kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike, dhe shtetasi I. M., ka gjetur vdekjen, ndërsa shtetasi M. I., ka transportuar trupin e të ndjerit në bunker, duke kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore