Lajme

Franca ndalon hijab-in për vajzat nën 18 vjeç


Senati francez ka votuar për ndalimin e përdorimit të hijab-it nga vajzat nën moshën 18 vjeç.

Ky ligj ndalon edhe personat shoqëruese në ekskursione apo aktivitete shkollore të veshin mbulesën e grave myslimane.

Sipas senatorëve francezë të cilët votuan pro ligjit të quajtur anti-separatist, kjo do të parandalojë paragjykimet fetare nga minorenët. Mbi të gjitha, për vajzat që vishen me rroba të tilla në ambientet publike.

Kjo votë gjithsesi, nuk do të thotë që ligji ka hyrë në fuqi. ai duhet të votëbesohet edhe Asambleja Kombëtare. Një senator i spektrit të djathtë, Bruno Retailleau, e ka quajtur veshjen e hijab-it si “seksist dhe një shenjë të nënshtrimit femëror”.

Ky projektligj është dënuar nga organizata Amnesty International që kur u votëbesua. Sipas tyre, kjo sulmon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Një debat i madh ka shpërthyer edhe në rrjete sociale mbi këtë çështje. Një pjesë e mirë e njerëzve e dënojnë votimin në shumicë të senatorëve.

Një referendum në Zvicër e ndaloi përdorimin e perçeve, duke kaluar një referendum me 51% të votave. Atje gjithashtu u nxit një debat i madh mbi çështjen.

Franca bëhet tashmë vendi i radhës që përfshihet në frymën e debateve separatiste.

“Radikalizimi Islamik” duket se ka qenë një tjetër arsye që ka shtyrë senatorët francezë në këtë vendim. Duhet kujtuar se Franca ka qenë një ndër vendet evropiane më të goditura nga sulmet terroriste. Fryma nacionaliste është ringjallur në vendin e galëve pas shumë vitesh.

Debate ka pasur edhe mbi pranimin e emigrantëve me prejardhje islamike ose jo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore