Përballje

Formacionet zyrtare të ndeshjes Belgjikë – Marok


Belgjika dhe Maroku do të luajnë ndeshjen e parë të xhiros së dytë të Grupit F këtë të diele.

Takimi do të zhvillohet në “Al Thumama Stadium” në ora 14:00.

Ndeshja e parë e Belgjikës kundër Kanadasë përfundoi me fitoren e vështire të këtyre të parëve.

Ndërsa Maroku kishte barazuar kundër Kroacisë.

Me një fitore eventuale, Belgjika do i prijë grupit me gjashtë pikë, ndërsa Maroku do kishte katër pikë.

Dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat skuadrat do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Befasisht, në mungesë të Lukaku-t, Kevin De Bruyne do startojë ndeshjen në krye të sulmit, së bashku me Batshuayi-n.

Roberto Martinez e ka rreshtuar Belgjikën me formacionin 3-5-2: Courtouis; Vertonghen, Alderweireld, Meunier; Eden Hazard, Thorgan Hazard, Witsel, Onana, Castagne; De Bruyne, Batshuayi.

Në anën tjetër, trajneri i Marokut, Regragui, ka rreshtuar ekipin e tij me skemën 4-3-3: Bono; Hakimi, Aguerd, Saiss, Mazraoui; Amrabat, Ounahi, Amallah; Ziyech, En Nesyri, Boufal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore