Lajme

Prigozhin pretendon se mercenarët e Wagner-it kapën komandantin rus


Grupi i mercenarëve Wagner të Yevgeny Prigozhin ka kapur një komandant rus, ndërsa lideri famëkeq e përshkallëzon më tej grindjen e tij me ushtrinë ruse.

Në një video të postuar në kanalet e mediave sociale të Prigozhin të hënën në mbrëmje, nënkoloneli Roman Venevitin, komandanti i Brigadës 72 të Rusisë, i thotë një hetuesi se, ndërsa ishte i dehur, ai kishte urdhëruar trupat e tij të qëllonin mbi një koloni të Wagner-ve.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “The Guardian”.

Në pamjet, të cilat i ngjanin videove të ushtarëve të burgosur të luftës, Venevitin tha se ai veproi për shkak të “mospëlqimit të tij personal” për Wagner-in dhe më pas kërkoi falje.

Javën e kaluar, Prigozhin akuzoi ushtrinë ruse se po përpiqej të hidhte në erë njerëzit e tij ndërsa po tërhiqeshin nga qyteti lindor i Ukrainës, Bakhmut.

Dy anëtarë të ngushtë të familjes së Venevitin konfirmuan për “The Guardian” se njeriu i filmuar në video ishte i afërm i tyre.

Prigozhin, i cili ka debatuar me zyrtarë të lartë ushtarakë për muaj të tërë, njoftoi javën e kaluar se trupat e tij ishin tërhequr kryesisht nga Bakhmut, shumica e të cilave ata e kapën muajin e kaluar pasi pësuan humbje të rënda.

Qyteti tani besohet se kontrollohet nga forcat e rregullta ruse.

Incidenti i fundit ekspozon sërish përçarjet në makinën e luftës së Moskës.

Ai vjen gjithashtu në mes të një rritje të luftimeve përgjatë vijave të frontit në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia.

Kjo, duke çuar në spekulime se Kievi ka nisur kundërsulmimin e shumëpritur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore