Shqipëria

Forcat e Armatosura Shqiptare trajnohen bashkë me ato britanike


Forcat e Armatosura Shqiptare po trajnohen së bashku me partnerët e Mbretërisë së Bashkuar.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada britanike në Shqipëri, të martën e 18 majit, përmes një postimi në median sociale Facebook.

“Trupat nga të dyja vendet janë përfshirë në trajnime të përbashkëta për ndihmë mjekësore, lexim hartash dhe patrullim”, shkruhet në postim.

Gjithashtu theksohet se trajnimet mbështetin Forcat e Armatosura shqiptare në ndjekjen dhe arritjen e kapaciteteve të synuara në kuadrin e NATO-s.

Çfarë është “Defender 21”?

“Defender21” është një stërvitje e përbashkët vjetore, shumëkombëshe, e udhëhequr nga ushtria amerikane, në shkallë të gjerë, e krijuar për të rritur gatishmërinë dhe ndërveprimin midis ushtrive të SHBA-ve, NATO -s dhe partnerëve.

Do të jenë 28 mijë pjesëmarrës nga 21 shtete. Prej tyre, 16 kombe do t’i mirëpresin trajnimet ushtarake. Pjesa kryesore do të zhvillohet në Shqipëri.

Rreth 2 mijë e 100 trupa amerikane nga pesë shtete të SHBA-ve do të jenë pjesëmarrës. Rreth 800 rezerva të Ushtrisë Amerikane gjithashtu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore