Shqipëria

Fluks i lartë në Rinas, pasagjerët tre orë përpara në terminal


Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, duke marrë shkas nga fluksi i madh i pasagjerëve ditët e fundit, ka kërkuar nga udhëtarët shqiptarë drejt të gjitha vendmbërritjeve, që të paraqiten në Rinas tre orë përpara fluturimit të tyre.

Kjo, për shkak të kontrolleve të dokumentacionit. Ndër to, përfshihen pasaporta, testi PCR apo ai antigen ose certifikata e vaksinimit kundër COVID-19.

Mbi të gjitha, kjo vlen për vendet që kanë kufizime me Shqipërinë, ndër të cilët dhe Italia.

Sipas njoftimit zyrtar të aeroportit, koha e mjaftueshme e paraqitjes është tre orë përpara. Kjo, për të shmangur grumbullimet e mëdha dhe për të respektuar masat e sigurisë dhe ato ndaj virusit.

Nuk bëhen ende me dije shifrat konkrete të hyrje-daljeve nga Rinasi. Gjithsesi, numri i fluturimeve është shtuar së shumti gjatë periudhës së sezonit veror. Kjo, edhe për shkak se ky është viti i parë pas pandemisë, i cili sheh masa më të lehtësuara.

Kjo, është edhe periudha kryesore në të cilën emigrantët kthehen për të vizituar vendlindjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore