Kampionë

Florian Marku rikthehet në ring në 30 janar


Nëpërmjet një postimi në median sociale facebook, boksieri shqiptar, Florian Marku ka lajmëruar se ndeshja e radhës e tij do të jetë me boksierin anglez, Rylan Charlton dhe do të zhvillohet më 30 janar 2021, ndeshje e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në Sky Sport dhe DAZN.

Në postimin e tij, Marku është shprehur;

“Ky tha se do ta fshijë dyshemenë me Florian Markun. Më 30 janar nuk do ta lë në duart e gjyqtarëve. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.

Kujtojmë se më herët, Marku është ankuar për një gjykim të padrejt ndaj tij, në ndeshjen  e 12 dhjetorit, kundër anglezit Jamie Stewart, me të cilin u nda në barazim.

Marku në tetë ndeshje, ka arritur të siguroi shtatë fitore, pesë prej të cilave i ka mbyllur me KO-s (Knock-Out), një barazim dhe asnjë humbje.

Në anën tjetër, Charlton ka gjashtë fitore, tre prej të cilave me KO-s, një barazim dhe asnjë humbje./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore